Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, nuk e ka komentuar rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili akuzohet për shpërlaje parash në shtetin slloven, raporton Ekonomia Online.
Ajo, në një konferencë për media pas takimit që pati me homologen kosovare, Donika Gërvalla, u pyet nga gazetarët për Berishajn.
“Për çështjet që kanë të bëjnë dhe merret sistemi i drejtësisë, unë nuk do të komentoj”, ka thënë Fajon.