LajmeMaqedoni

Procedurë hetimore për 46-vjeçarin nga Shkupi, kjo është arsyeja

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për hapjen e procedurës hetimore kundër 46 vjeçarit të dyshuar për vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 lidhur me nenin 19 (në tentativë) të Kodit Penal.

“Më 14 janar, në një dhomë pune – kuzhinë të një restoranti në Shkup, në rrugën “Kiril Pejçinoviq”, i dyshuari ka kryer dhunë në familje dhe me dashje ka tentuar t’i marrë jetën djalit të tij.

Pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale, për shkak të së cilës paraprakisht ishin prishur marrëdhëniet e ndërsjella, i dyshuari ka marrë një thikë kuzhine dhe viktimës i ka shkaktuar tri plagë me thikë në pjesën e barkut, kraharor dhe shpinë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Show More

Related Articles

Back to top button