Dorë për dore me njëri-tjetrin, nxënësit e klasave të para pranë shkollës fillore “Ismail Qemali” të Gostivarit, kanë kaluar nëpër rrugët e qytet. Të shoqërua nga mësuesit e tyre, ata policia i ka mësuar mbi funksionimin e komunikacionit, shenjat në të dhe lëvizjen si këmbësorë.
Kjo orë praktike nga uniformat blu, vjen në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për ngritjen e vetëdijes dhe kulturës në komunikacion tek nxënësit më të rinjtë të shkollave fillore të Gostivarit.
Shpresa Useini, drejtoreshë e shkollës fillore “Ismail Qemali” thekson se nxënësit e kanë edhe në programin mësimorë sjelljen në komunikacion, por qëllimi i aktivitetit të sotëm praktik është që t’i ndihmojë nxënësit të qarkullojnë më lehtë në trafik dhe të jenë më të sigurt në rrugën nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.
Pjestarët e policisë nga Departamenti për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Gostivarit, së bashku me nxënësit kanë kaluar në rrugët “Goce Dellçev” dhe “Vëllezërit Gjinoski”, ku të vegjëlve u kanë sqaruar se çfarë është vendkalimi për këmbësorë, si të të kalojë siç duhet rrugën, çfarë është një udhëkryq, si të veprohet në një udhëkryq dhe si të lëvizet siç duhet në rrugët që nuk kanë trotuare të rregulluara.