BotaLajmeRajon

Hapet ekspozitë e fotografive të masakrave dhe zhvarrimeve

Në Bursa të Turqisë, është hapur ekspozita me fotografi të masakrave dhe zhvarrimeve të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së në Kosovë.

Hapja e kësaj ekspozite është bërë e mundur falë organizimit  të OJQ  “For New Life Kosovo” në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Kosovës në Bursa, e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Në hapje të kësaj ekspozite me fjalë rasti u paraqitën  Kumrije Karaqica, përfaqësuese e familjeve të personave të zhdukur në Kosovë  si dhe  Recep Gunduz nga Qendra Kulturore e Kosovës në Bursa.

Karaqica në fjalën e saj ka thënë se si pasojë e luftës në Kosovë  në vitet 1998-99, ende figurojnë  të zhdukur edhe 1617 persona,  ndwrsa numri i personave të zhdukur pas ndërprerjes së veprimeve ushtarako-policore ka qenë 6057 persona.

Sipas saj më shumë se 2800  mbetje mortore të identifikuara u janë kthyer familjareve për rivarrim, disa nga rastet janë lajmëruar të gjallë pasi kanë qenë në burgjet e Serbisë dhe një numër i rasteve,  rreth  200 janë mbyllur për arsye administrative.

Në territorin e Kosovës që nga paslufta janë gjurmuar e gërmuar me qindra lokacione në të gjitha komunat e vendit ku çdo vit është punuar në më shumë se 20 lokacione. Kane rezultuar si varreza masive nw Izbicë, Korishë ,Suhedollë, Kaçanik e shumë  varreza masive në të gjitha komunat e Kosovës.

“Ka edhe lokacione të përbashkëta me Komisionin e Serbisë dhe janë të pranishëm edhe pala e Beogradit. Mbetjet mortore  të  955 personave u janë rikthyer për rivarrim  familjve të tyre.  Vetëm, në Batajnicë janë gjetur 747 mbetje mortore në vitet 2001-2002 “  ka thënë ndër të tjera Karaqica.

Ekzpozita  do të jetë e hapur deri më 19 janar, ndërsa  për çështjen e personave të zhdukur do të mbahet edhe  një diskutim me organizatat  e qytetit .

Show More

Related Articles

Back to top button