LajmeMaqedoni

Shaqiri: Deri në fund të gjysmëvjetorit duhet të plotësohen të gjitha 180 ditë mësimore

Sipas kalendarit për punë në arsim, deri në fund të gjysmëvjetorit të dytë duhet të plotësohen 180 ditë mësimore, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është e vërtetë se për shkak të vonesës së fillimit të gjysmëvjetorit të dytë viti shkollor do të përfundojë më 14 në vend të 9 qershorit.

Në mbledhjen e qeverisë javën e kaluar u vendos që në vend të datës 18, gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2022/2023 të fillojë më 23 janar, ndërsa Shaqiri ka shpjeguar sot se arsyeja e fillimit të vonuar është funksionimi më i mirë i procesit mësimor.

“Për një funksionim sa më të mirë të procesit, për faktin se 18 janari është ditë e mërkurë, data 19 është ditë pushimi për shumicën e qytetarëve dhe data 20 është e premte, vendosëm që të hënën të fillojmë gjysmën e dytë të vitit. Gjithashtu, të plotësohen të gjitha 180 ditët e punës deri në fund të këtij gjysmëvjetori të dytë. Që do të thotë se edhe pse përveç datës 10 janë tre ditë pune mësimore, nuk shoh arsye që të ketë ndonjë problem”, tha Shaqiri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetariëve në konferencën për shtyp të kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Show More

Related Articles

Back to top button