LajmeMaqedoni

Kumanovë, zjarri shkrumbon objektin e qumështores “Alpina Euro”

Rreth orës 18.00 të mbrëmjes së të dielës, një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar objektin e qumështores “Alpina Euro“ në Rramanli të Kumanovës. Për fat të keq flakët e zjarrit kanë shkrumbuar tërë makinerinë për prodhimin e produkteve të qumështit, si dhe laboratorët e qumështores. Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz, përpos dëme materiale, të cilat arrijnë në rreth 250 mijë euro.

“Kur erdhëm gjithçka tashmë ishte djegur. Fatmirësisht dëme në njerëz nuk kemi, ndërsa dëmet materiale janë të shumta, sepse kjo fabrikë ka qenë në linjë të plotë prodhimi e pajisur me tërë makinerinë e nevojshme për këtë veprimtari. Vlera mund të arrijë diku 250 mijë euro.”, – tha ndër të tjera Rexhail Mustafi nga qumështorja “Alpina Euro”.

Ndryshe qumështorja që nga koha e  pandemisë së koronavirusit nuk ka qenë në funksion, për çka rryma ka qenë e shkyçur. Andaj edhe ngritën dyshimet se si ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit.

“Fabrika nuk ka qenë në funksion prej kohës së pandemisë së koronavirusit, edhe rryma ka qenë e shkyçur, andaj edhe nuk dihen rrethanat dhe arsyet se si ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit. Gjatë ditës së hënë kanë ardhur edhe organet e hetuesisë për të zbardhur shkaqet e zjarrit.”,  – theksoi Rexhail Mustafi nga qumështorja “Alpina Euro”.

Vlen të theksohet se para pandemisë qumështorja ka punuar me kapacitet të plotë prodhimi prej 3-4 tonë produktesh qumështore. 

Show More

Related Articles

Back to top button