GostivarLajme

Valdet Xhaferi: Dyert e BDI-së janë të hapura për të gjithë

Kryetari i degës së Gostivarit, Valdet Xhaferi në fjalimin e tij para banorëve të Gostivarit, në ditën e tretë të takimeve nën moton, “Bashkë për Evropë”, ka deklaruar se fillimi i këtyre takimeve nga Gostivari është motivues, por njëkohësisht dhe shton përgjegjësinë para qytetarëve.

“Kemi folur shumë unë si kryetar bashkë me të gjithë ekipin e strukturat, jemi në gjendje gatishmërie për të gjithë ju. Këtë jemi munduar ta dëshmojmë gjatë kësaj periudhe dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, sepse ky është obligim i dhënë nga lideri dhe borxh ndaj jush. BDI-ja këto takime i realizon edhe kur nuk ka zgjedhje, mundohemi të dëgjojmë gjithmonë zërin tuaj, po edhe kritikat. Porosi për të gjithë qytetarët, dyert e BDI-së janë të hapura për të gjithë, pavarësisht bindjeve që kemi pasur në të kaluarën. Jemi këtu për tu shërbyer juve, sepse sytë e veshët nuk i kemi për të dëgjuar e parë veten por për të dëgjuar hallet dhe obligimet e qytetarëve. Jam i bindur se ne bashkërisht do të dalim faqebardhë”, tha Xhaferi.(Indeks.mk)

Show More

Related Articles

Back to top button