GostivarLajme

Grubi: BDI-ja nuk është parti dosido, kuadrot tona janë përballë çdo sfide

“BDI-ja nuk është parti do-sido!”, deklaroi Zëvendëskryeministri i Parë, Artan Grubi në fjalimin e tij në Gostivar nën moton “Bashkë për Evropë”, duke shprehur se është i surprizuar nga prezenca masive e qytetarëve.

“Është frymë që trashëgon lirinë, UÇK-në, UÇK-në e Presheves, të Kosovës e cila më pas u kanalizua në institucione përmes partive. Në 98-tën duhej kallashi, në 2002-tën duheshin lapsi, dija dhe vota. Çdo gjeneratë e kishte përgjegjësinë e vet. Filloi me Marrëveshjen e Ohrit, vazhdoi me universitetet, marrjen e komunave që u mohua me vite për shqiptarët. Për atë betejë i kishte luftëtarët më të mirë. Kishte kohë për t’i rënë tavolinës kur duhej, u bënë shumë punë u rrumbullakuan të gjitha kërkesat e MO-së. Dolën sfida të reja, duhej prapë të ishin flamurtarë. Nuk mund ta lëmë vendin në fatin e anketës së publikuar dje në drejtim të Rusisë. Prandaj, BDI-ja, kryetari dhe të gjithë i dhanë besimin gjeneratës përkatëse dhe ia dolëm, tash jemi anëtarë të NATO-s, i hapëm edhe bisedimet me BE-në. Edhe në atë kohë duhej një gjeneratë, duhej kuadër I BDI-së, filluam me të drejtat e shqiptarëve,, integrimin. Tash është koha për infrastrukturë, ekonomi dhe zhvillim. Në këtë vit janë gjetur njerëz përkatës për të vazhduar rrugën e për t’u dalë përballë sfidave, nuk jemi njëjtë siç ishim në v.2002. Jam shumë mirënjohës për të gjithë besimin që kuadrot e BDI-së u kanë dhënë qytetarëve. Ata në 2002, kanë pasur sukses, kanë pasur edhe më vonë po edhe në vitin 2022. Kuadrot më të mirë i kemi pasur dhe vazhdojmë t’i kemi. Ministrat e BDI-së janë 5 doktorë shkencash dhe një doktorant, por këtë nuk e flasim. BDI-ja ka më shumë doktorë shkencash se sa LSDM-ja, këtë e ka pranuar edhe Apasievi i Levicës. Këtë e keni thënë ju, jemi më mirë se kurdoherë, nga ju e kam dëgjuar”, tha Grubi, duke thënë se trimi i mirë me shokë shumë, e ne nuk kemi shokë për të humbur.(flaka)

Show More

Related Articles

Back to top button