Për ASH të rëndësishëm janë qytetare dhe shteti, prandaj mendoj se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare por për integrimin evropian. Kështu tha sonte në emisionin “Click Plus” në Tv 21, kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
“Vendi duhet të ecë në rrugën drejtë BE-së dhe mendoj se ka mundësi si parti politike të bëhemi pjesë e Qeverisë. ASH mund ta ndihmojë këtë proces nëse bëhet pjesë e ekzekutivit. Nëse si parti politike qendrojmë në opozitë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe kjo nuk është zgjidhja”, tha Taravari.
Ai tha se numri i nevojshëm prej 80 votave për arritjen e ndryshimeve kushtetuese është largë, po po punohet që ai numër të arrihet.
“Nëse shkohet në zgjedhje sondazhet tergojnë se grupi anti evropian i fiton zgjedhjet dhe çka do të ndodh pastaj? Prandaj, si parti politike jemi shumë vigjilent dhe fascilitojmë që negociata të zhvillohen edhe me VMRO-në për ndryshime kushtetuese”, deklaroi më tej Taravari.
Duhe lëvizje të guximshme politike tah Taravari tani, pasi kemi edhe situatën në rajon dhe atë që ndodh në Ukrainë./ FLAKA