Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit Mateo Lika i cili është raportuar i zhdukur prej disa ditësh pasi dyshohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman. Deri më tani e vetmja provë që nxit dyshimet se i riu mund të ketë rëë në lumë është targa e gjetur pranë vendit të ngjarjes.
Ndërkohë, sot forcat e kërkimit do të përdorin mjete si zinxhiri që zhytet në lumë dhe droni për të kontrolluar nga lart. I riu kishte ardhur nga Gjermania për të kaluar pushimet në Fier dhe kishte marrë me qira makinën me të cilën dyshohet se ra nga ura e Mbrostarit në ujërat e lumit Seman.
Mateo Lika ka qenë i vetëm në makinë ndërsa familjarët nuk kanë asnjë lajm prej tij.