Pavarësisht insistimit të SHBA-së e BE-së për të kundërtën, qeveria e Kosovës nuk do të zbatojë një Asociacion komunash që shkel Kushtetutën e vendit, edhe pse mbetet e gatshme për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Pas një takimi me homologen sllovene Tanja Fajon, e cila po qëndron për një vizitë në Prishtinë, ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla insistoi se Associacioni njëetnik nuk mund të zbatohet. “Se cila do të jetë rrjedha e bisedave në Bruksel në kuadër të marrëveshjes finale, se cilat do të jenë koncesionet që edhe Serbia do të jetë e gatshme të bëjë në raport me të drejtat e minoriteteve në Serbi, e shumë e shumë tema të tjera, mbetet të diskutohen në kuadër të dialogut. Por, Asociacioni për të cilin palët janë marrë vesh në Bruksel, por që njëkohësisht janë marr vesh që ai Asociacion të implementohet vetëm pasi të ketë kaluar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ai Asociacion nuk mund të implementohet në vendin tonë sepse e shkel kushtetutën dhe një qeveri një gjë që nuk do të duhej të bënte kurrë, që të merrte vendime të cilat shkelin ligjet dhe kushtetutën e vendit”, tha ajo. Sipas ministres, Kosova është e gatshme që të diskutojë me Serbinë për të gjitha çështjet por deklaratat e udhëheqësve serb po e vështirësojnë dialogun. “Në një atmosferë të tillë unë e shoh të vështirë të dialogohet por nuk shoh rrugë tjetër përveç dialogut momentalisht në Bruksel”, shtoi ajo. Fajon nga ana e saj këshilloi të shmangen me cdo kusht tensionet, duke nënvizuar se çdo situatë krize do të dëmtojë vetëm imazhin ndërkombëtar të Kosovës.
Read Next
2 days ago
Rokas: Maqedonia e Veriut ta shfrytëzojë momentin për anëtarësim në BE
2 days ago
Kosova ngel përsëri, gjendja në arsim më keq se para 20 vitesh
2 days ago
Sirianët në mes të dëshirës për drejtësi apo hakmarrje për krimet e regjimit të Assadit
2 days ago
Kosovë, kërcënohet me jetë ish-deputetja Besa Gaxherri
2 days ago
VLEN: Përkushtohemi për rritjen e cilësisë në arsim, si hallka më e rëndësishme e sistemit shtetëror
2 days ago
Murtezani: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në të ardhmen e vet evropiane
2 days ago
Meta i kërkon Gjykatës lirimin nga qelia, avokati: Do të ndjekim të njëjtën rrugë si në rastin e Berishës
2 days ago
Deanoski: Administrata nuk është e mbingarkuar, na mungojnë punëtorë
2 days ago
Qeveria hyn në borxh të ri 54 milionë euro, duhet të shlyhet deri në 2040
2 days ago