LajmeMaqedoni

“Termini im”, në shumë qytete s’ka termine deri në fund të marsit

Deri në fund të marsit, sistemi  “Termini im ” nuk ka asnjë termin të lirë në spitalet në Vinicë, Vevçan, Prilep, Pehçevë, Negotinë dhe Kavadar. Pacientët që kanë raste urgjente, ekzaminimet duhet t’i paguajnë privatisht. Problemi alarmohet edhe nga mjekët amë.

“Nuk arrijmë të plotësojmë nevojat e pacientëve tanë, sepse nëse kam 20 pacientë për kujdes do të arrijë të marrë gjashtë termine, të tjerët mbeten të pa shërbyer, të pakënaqur. Ndonjëherë bllokohemi për referime prioritare, bllokohemi edhe për ato urgjente. Edhe atëherë kemi problem se si t’i dërgojmë pacientët dhe duhet të referohen në nivelin e mesëm.”, – u shpreh mjekja amë, Lilija Çolakova Dervishovska.

Ajo  thotë se është koha për të bërë ndryshime në sistemin “Termini im”  dhe të shkohet sipas rasteve  urgjente. Pacientët me tumor nuk mund të presin me muaj për eko të gjirit, prostatës apo procedurave të tjera diagnostikuese. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë informacione se në cilin institucion shëndetësor pritet më gjatë për ekzaminim.

“Sa i përket termineve të lira për mjekësi interne, për momentin, varion nga institucioni dhe qyteti. Në Shkup pritet rreth 7 ditë, por kjo është e ndryshueshme.”, – thanë për TVM nga ministria e Shëndetësisë.

Mungesa e mjekëve specialist është njëri nga problemet që shkakton pritje të gjata për termine. Po aq e rëndësishme  është edhe mungesa e objekteve shëndetësore dhe  pajisjeve  të reja diagnostikuese, diçka që është premtuar nga sektori i shëndetësisë.

Show More

Related Articles

Back to top button