LajmeMaqedoni

Seancë e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese sot do ta mbajë seancën e dytë në rendin e ditës të së cilës janë katër nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe tri kërkesa për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave.

Gjykata do të vendosë për nismën e parashtruar nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) me të cilën kontestohet neni 10 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për të punësuarit në sektorin publik. Sipas parashtruesit të nismës, me nenin e kontestuar mundësohet fuqi prapavepruese me të cilën një personi konkret i është shkaktuar dëm të konsiderueshëm, i janë cenuar liritë dhe të drejtat dhe është vënë në pozitë të pafavorshme para Kushtetutës dhe ligjeve, sepse neni 10 parashikon përjashtimin e të punësuarve të cilët do të realizojnë të drejtën për pension brenda 10 viteve nga dita e fillimit të zbatimit të ligjit.

Gjykatësit do të debatojnë edhe për nismën e Bllagoja Noveskit me të cilën kontestohet paragrafi 2 i nenit 44 të Ligjit për mbrojtje sociale. Sipas parashtruesit, paragrafi i kontestuar i Ligjit është në kundërshtim me nenin 9 paragrafi 2 i Kushtetutës, sepse e kufizon mundësinë që personi të ushtrojë të drejtën e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar për shkak të moshës.

Në rend dite të seancës është edhe nisma e “Starbag” AG – Filiali Shkup, me të cilën kontestohet Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, i cili, sipas parashtruesi, është në kundërshtim me nenin 8 të Kushtetutës.

Gjykatësit kushtetues do ta shqyrtojnë edhe nismën e Jove Kekenovskit me të cilën kontestohet Neni 3 i Ligjit për ndryshimin e Ligjit për nëpunësit administrativ.

Show More

Related Articles

Back to top button