Volodymr Zelenskiy e ka përshkruar rrëzimin e helikopterit mëngjesin e sotëm në Brovary, i cili ka marrë jetën e ministrit të Brendshëm dhe disa zyrtarëve nga ekipi i tij “një tragjedi të tmerrshme dhe mëngjes të zi.”
“Sot, ndodhi një tragjedi e tmerrshme në Brovary, rajoni i Kievit. Një helikopter i shërbimit të urgjencës shtetërore është rrëzuar dhe një zjarr ka shpërthyer në vendin e rrëzimit.
“Numri i saktë i viktimave të tragjedisë ende nuk dihet. Midis tyre janë ministri i punëve të brendshme të Ukrainës Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin, sekretari i ministrisë së punëve të brendshme Yuri Lubkovych, ndihmësit e tyre dhe ekuipazhi i helikopterit.
“25 persona u plagosën, mes tyre dhjetë fëmijë. Në këtë moment, tre fëmijë kanë vdekur. Dhimbja është e papërshkrueshme. Helikopteri ka rënë pranë një kopshti fëmijësh.
“Kam udhëzuar shërbimin e sigurisë së Ukrainës, në bashkëpunim me policinë kombëtare të Ukrainës dhe organet e tjera të autorizuara, për të zbuluar të gjitha rrethanat e asaj që ka ndodhur.
Të gjitha shërbimet po punojnë në vendin e tragjedisë”, shkruan Zelensky në një mesazh në Twitter.
“Ngushëllimet e mia për të gjitha familjet dhe miqtë e viktimave. Denys, Yevhen, Yuri, ekipi i ministrisë së punëve të brendshme, patriotë të vërtetë të Ukrainës. U prefshin ne paqe. U prefshin në paqe të gjithë ata që u morën jetën këtë mëngjes të zi,” përfundon mesazhi i Zelenskiyt./abcnews.al