Një i moshuar është sulmuar nga tre persona në Gostivar.
Bëhet fjalë për 64 vjeçari N.S. nga Korita e Gostivarit, i cili është sulmuar dje (17-janar). 64 vjeçari në ora 12:10 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 09:30 ka ndodhur sulmi ndaj tij në rrugën “Momir Markovski” në Gostivar.
Ai i ka thënë policisë se është sulmuar fizikisht nga tre persona nga Gostivari.
Policia thekson se merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.