Njëzet e tetë vjeçari A.D. nga Strajani i Gostivarit, mbrëmë (18-janar) në ora 02:20 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 01:00 para një lokali në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, bashkë me vëllain e tij janë sulmuar fizikisht nga personi E.R.(34) nga Gostivari.
“Pak më vonë, E.R. ka raportuar se më herët dy vëllezërit janë sjellë në mënyrë agresive dhe e kanë kërcënuar me një send të mprehtë”, thonë nga policia.
Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.