Kryeqyteti turk u godit orët e fundit nga stuhi të mëdha shiu që siç duket edhe nga pamjet, krijuan rrjedha të fuqishme ujërash që morën me vete edhe automjete, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima apo të lënduar.
Rrëshqitje të mëdha toke shkaktuan reshjet e dendura edhe në qytezën italiane Lalio, buzë liqenit të Komos ku orët e fundit ka rënë e gjithë sasia e shiut që bie në dy muaj, por pa shkaktuar viktima, veçse dëme të konsiderueshme materiale.
Pamje katastrofash të shkaktuara nga moti orët e fundit edhe përtej kontinentit, në qytetin perëndimor meksikan të Guadalaharas.
Ekspertët thonë se niveli i reshjeve është në të gjitha rastet shumë herë më i lartë se normalja e periudhës dhe shkaktare, sipas tyre është ngrohja globale./Tv Klan/