LajmeRajon

Emmerson: Dy gjykime ndërkombëtare konstatuan se UÇK-ja s’kishte politikë të sulmonte civilët

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se janë dy procese gjyqësore ndërkombëtare që kanë konstatuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte politikë të sulmit kundër civilëve.

Ai këto komente i bëri në konferencën e sotme statusore në të cilën po diskutohen disa pika para se të fillojë procesi gjyqësor, që sipas të gjitha pritjeve mund të ndodhë nga muaji mars.

“Dy gjykime, ai i Haradinjat dhe Limajt, kanë konkluduar se nuk kishte politikë të UÇK të sulmonte civilët”, ka thënë Emmerson, teksa po përgjigjet në diskutimin rreth pikës që ka të bëjë me akuzën për krime kundër njerëzimit.

Një nga tjerat diskutime të rendësishme sot ishte edhe juridiksioni kohor i konfliktit të armatosur.

Për këtë cështje, mbrojtja e të akuzuarve theksoi se ka mospërputhje rreth periudhës së nisjes dhe mbarimit të konfliktit mes Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara dhe vendimeve nga Tribunali Ndërkombëtar për ish Jugosllavi – por edhe fakteve të tjera.

Avokati i Hashim Thacit, Luka Misteic, në këtë drejtim tha se faktet që përdor Prokuroria e Specializuar janë të njëjtat me ato që kishte përdorur edhe Tribunali për ish-Jugosllavi.

Show More

Related Articles

Back to top button