Mbledhja e aksinerëvë të Juventusit i ka dhënë dritën jeshile bordit të ri të drejtorëve të kompanisë. Do të jenë pesë drejtorë dhe ata do të qëndrojnë në detyrë për tre vjet deri në asamblenë, e cila do të miratojë buxhetin për vitin 2025.
Bordi i ri përfshin, me rekomandimin e “Exor”, kompaninë mbajtëse që kontrollon klubin e Juventusit, Xhianluka Ferrero si presidenti, Maurizio Skanavino, menaxher i përgjithshëm aktual që do të marrë postin e drejtorit menaxhues, Laura Kapiello, Diego Pistone dhe Fiorana Negri.
Mbledhja e asamblesë u hap nga tashmë ish-presidenti i Juventusit, Agnelli, i cili së bashku me Nedvedin, dhanë lamtumirën nga klubi./abcnews.al