BotaLajme

Trumpi nis luftën personale me Jack Smithin, përmend arrestimin e Hashim Thaçit

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka bërë një reagim ndaj ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith, pasi ky i fundit është angazhuar nga ShBA-ja për hetimet që do të bëhen kundër vetë Trumpit.

Trumpi e ka cilësuar Smithin si një person që e “urren Trumpin”.

Ndërkohë ka cituar edhe ish-emisarin Richard Grenell, për të cilin ka thënë se i ka treguar se Smithi e ka burgosur një zyrtarë të lartë vetëm pse ka qenë një person me qasje pozitive ndaj Trumpit.

Trumpi me shumë gjasë ka aluduar në ish-presidentin Hashim Thaçi  ndaj të cilit ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Hagës derisa ishte në aeroplan dhe po udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë për takimin me Vuçiqin që do të ndërmjetësohej nga vetë Donald Trump.

Show More

Related Articles

Back to top button