Skuadra e Gostivarit, ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror. Edhe në pjesën e dytë të sezonit 2022/2023, skuadra do të ketë të njejtën udhëheqësi dhe me tetë përforcime të reja. Gostivari stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e parë në Ligën e Dytë. Nga e hëna fazën e dytë përgatitore Gostivari do ta zhvillojë në Turqi, ku do të qëndrojë për 12 ditë. Përgatitjet në Antalia do të shoqërohen edhe me tre ndeshje kontrolluese, ndërsa trajneri Oktaj Dereliogllu atje do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët. Biroll Topçiu, përgjegjës i stafit teknik te K.F “Gostivari” mendon se për sezonin pranveror do të jenë të përgatitur ashtu siç i ngjanë liderit të tabelës.
“Është dita e dytë që kemi filluar me përgatitjet dhe kemi një plan – program prej tre fazave. Fazën e parë e kalojmë duke punuar këtu në Gostivar ku kemi edhe tetë përforëcime që kemi bërë dhe janë me ne dhe skuadra jonë do jetë akoma më e mirë. Fazën e dytë e planifikojmë nga e hëna kur duhet të jemi në Antali. Atje do të kemi tre ndeshje miqësore dhe do shihet forma e lojtarëve pasi kemi 25 lojtarë. Konkurrenca është shumë e madhe, prandaj edhe jemi lider i tabelës. Besojmë se pas përgatitjeve në Antali, kur të thehemi në fazën e tretë këtu, ose do e kemi edhe një ndeshje miqësore ose varet se si do jetë plaini i Oktaj Dereliogllu. Megjithatë, mendoj se do jemi të përgatitur ashtu siç i ngjanë liderit të tabelës”, deklaroi Biroll Topçiu, përgjegjës i stafit teknik te K.F “Gostivari”.
Gostivari pretendon liderin e tabelës edhe në sezonin pranveror me çka edhe ngjitjen në Ligën elitare të futbollit në vendin tonë.
“Besojmë se qyteti i Gostivarit me kryesinë, lojtarët dhe stafi teknik, të gjithë që jemi këtu, besojmë se do jemi lider sërish dhe do ia arrijmë qëllimit të jemi në Ligën e Parë”, deklaroi Biroll Topçiu, përgjegjës i stafit teknik te K.F “Gostivari”.
Sezonin e kaluar Gostivari nga pesëmbëdhjetë xhiro të zhvilluara, njëmbëdhejtë ndeshje i fitoi kurse katër i kishte barazime me çka sezonin e mbylli me 37 pikë të arkëtuara. I dyti dhe i treti në tabelë janë Vardari dhe Voska Sport me nga 36, gjegjësisht 34 pikë. Ndryshe, sezoni pranveror në Ligën e Dytë të Futbollit në Maqedoni, pritet të fillojë me 18 shkurt.