LajmeMaqedoni

Gjuha shqipe, shumë institucione nuk zbatojnë ligjin për gjuhët

Inspektorati Shtetëror për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve ka vetëm 6 inspektorë të licencuar, ndërkohë nuk ka asnjë aprovim për punësim në vitin 2023. Deri tani janë bërë mbikëqyrje inspektuese në 120 institucione, por edhe pse janë gjetur lëshime nuk është sanksionuar asnjë, pasi siç informojnë nga Inspektorati, institucionet kërkojnë shtyrje të afatit duke u justifikuar me vëllimin e madh të punës numrin e vogël të përkthyesve.

“Për momentin Inspektorati ka 6 inspektor të Licencuar, ndërsa dy të tjerë do të licencohen në muajin maj. Nga Ministria e financave nuk kemi asnjë miratim për punësim në vitin 2023. Me mbikëqyrje inspektuese kemi filluar nga ministritë, drejtoritë, agjencitë, komunat. Deri tani janë realizuar inspektime në 120 institucione, por deri tani nuk janë shqiptuar sanksione”, thonë nga Inspektorati për Zbatimin e Ligjit të Gjuhëve.

Në disa institucione mungon vullneti për të zbatuar Ligjin e Gjuhëve, ose atje ku s’mund t’i ikin dot zbatimit të këtij ligji gjejnë hapësira ligjore për të zvarritur procedura. Në një komunë tabela ndryshohet për një muaj, e në ndonjë tjetër nuk mjafton as një vit. Buxheti që Qeveria i ka ndarë Inspektoratit është 16, 049, 000 apo i njëjtë me vitin e kaluar. Sipas drejtorit, ky buxhet nuk mjaftoi vjet, nuk mjafton as këtë vit. Kryeministri Kovaçevski sot nga Instituti për Gjuhë Maqedonase “Kërste Misirkov” ku u promovua Projekti për digjitalizimin e kartelave të fjalëve në gjuhën maqedonase, përmendi një sërë projektesh të realizuar në funksion të ruajtjes dhe afirmimit të gjuhës maqedonase. Megjithatë kur e pyetem nuk mundi të na përmend asnjë projekt konkret të Qeverisë për zbatim më serioz të gjuhës shqipe dhe Ligjit për Zbatimin e Gjuhëve.

“Shikoni, së pari në gjendemi në Institutin për Gjuhën Maqedonase, megjithatë ka edhe institucione që ruajnë gjuhën shqipe. Ka institucione shtetërore që ruajnë edhe gjuhë të tjera që fliten këtu. Besoj se edhe atje realizohet numër i madh projektesh si përgatitja e librave, fjalorëve e kështu me radhë. 15:42 Unë me siguri që edhe kur do të ketë promovime të ngjarjeve të tilla do të jem i pranishëm, ashtu siç isha i pranishëm në shënimin e Ditës së Alfabetit Shqip, që e festuam të gjithë bashkë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Sipas Kovaçevskit të gjitha institucionet do të zbatojnë direktivat ligjore, sepse sipas tij zbatimi i gjuhëve që flasin bashkësi të tjera në vend nuk kufizon asnjë të drejtë të askujt. Në çdo institucion qytetarët kanë të drejtë që dokumentet t’i kërkojnë edhe në gjuhën shqipe, ndërsa në rast se kjo nuk ju mundësohet, rastin mund ta paraqesin në zyrat e Inspektoratit ose ne faqen zyrtare të këtij institucioni. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button