LajmeMaqedoni

Trençevska: Nga muaji mars pagat në pajtim me vendimin e ri për pagë minimale

Paga për muajin mars do të duhet të jetë në pajtim me vendimin e ri për rritje të pagave, tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska, e ftuar në “Magazina Ekonomike” në Alsat.

“Me pagesën e pagës për muajin mars, paga e punëtorëve në shtet do të duhet të jenë në pajtim me vendimin e ri për rritje të pagës minimale. Kjo zgjidhje sistemore, nënkupton që çdo vit paga minimale do t’i përcjell harxhimet për jetë, gjegjësisht inflacionin dhe rritjen e pagës mesatare”, tha Trençevska.

Ndërsa profesori Llazar Jovevski u shpreh se në disa kompani paga më e ulët të cilën e marrin të punësuarit është më e lartë se paga minimale, por sipas tij ka dhe kompani të tjera tek të cilat paga minimale paraqet sfidë për punëdhënësin.

“Ka një numër të madh të punëdhënësve tek të cilët paga minimale do të shkaktoj dridhje, posaçërisht tek ato kompani të vogla dhe të mesme, sepse në Maqedoni 96 për qind e subjekteve ekonomike janë të vogla dhe të mesme”, tha Jovevski./Alsat

Show More

Related Articles

Back to top button