BotaLajme

Tragjedia në Indi, 130 të plagosur dhe 6 të vrarë gjatë festivalit të balonave, mes tyre 3 fëmijë

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur, mes tyre 3 fwmijë  gjatë një festivali vdekjeprurës në Indi. Ndërkohë, 176 persona të tjerë gjithashtu pësuan lëndime nga prerjet dhe rrëzimet gjatë fluturimit të balonave.

Sipas mediave lokale, incidentet ndodhën gjatë fundjavës pasi njerëzit u dyndën në tarraca dhe çati në një numër të madh për të parë festimet. Disa nga fijet e mprehta të balonave u ngatërruan rreth qafës së viktimave, duke i prerë fytin dhe duke i lënë ata të rrjedhin gjak deri në vdekje.

Një viktimë dy-vjeçare kishte hipur me babanë e saj në një skuter në qytetin Bhavnagar kur fijet e balonave e kapën në qafë. Ajo vdiq të dielën pas trajtimit në një spital aty pranë.

Në një incident tjetër, një tre vjeçare e quajtur Kismat po ecte në shtëpi me nënën e saj në qytetin Visnagar të shtunën kur një tjetër fije i preu qafën. Fëmija u dërgua me urgjencë në spital, por u deklarua e vdekur.

Po ashtu, tre burra humbën jetën në incidente të ngjashme në rrethet Vadodara, Kutch dhe Gandhinagar.

Shërbimet e urgjencës thanë se 130 persona pësuan prerje dhe 46 të tjerë u plagosën pasi ranë nga një lartësi ndërsa fluturonin balonat gjatë të shtunës dhe të dielës./abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button