Sot (19.01.2023) në ora 00.45 në Sanakos të Gostivarit zyrtarët policorë nga SPB Tetovë – NJPB Gostivar e privuan nga liria I.Xh. (32) nga i njëjti fshat.
Në një kërkim të urdhëruar nga gjykata në një shtëpi dhe ambiente të tjera ndihmëse ku ka jetuar I.XH gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me pako individuale me marihuanë dhe një peshore digjitale.
Personi i arrestuar është dërguar në stacion policor për procedurë të mëtejshme.