LajmeMaqedoni

Cila do të ishte zgjidhja e duhur, të zgjerohet shumica qeveritare apo vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme?

Partitë në pushtet në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë formimin e një aleance evropiane për të përshpejtuar procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Kjo, sipas drejtuesve të Qeverisë, mund të bëhet duke zgjeruar shumicën parlamentare dhe Qeverinë me partitë që duan të jenë pjesë e kësaj aleance.

Nevoja për një Qeveri të zgjeruar lindi për shkak të domosdoshmërisë për ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues. Ky është detyrim, që del nga marrëveshja me Bullgarinë, e cila hoqi veton për nisjen e bisedimeve me BE-në, të cilën e kishte vendosur në nëntor të vitit 2020.

Në rast se nuk përmbushet ky kusht, atëherë Sofja sërish mund t’i bllokojë bisedimet për kapitujt, por që të ndryshohet Kushtetuta nevojiten dy të tretat apo 80 vota në Kuvend, të cilat shumica aktuale nuk i ka, andaj synon rritjen e shumicës me 8 votat e Aleancës për Shqiptarët, që është në opozitë, por edhe me ndonjë votë të ndonjë partie tjetër më të vogël apo edhe të VMRO DPMNE-së.

“Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka shprehur gatishmëri politike për konceptin evropian të shtetit. Ka gjasa që ajo të jetë pjesë e Qeverisë, por se a do të ndodhë kjo, varet nga marrëveshja politike që ka dy aspekte, atë programor dhe tjetrin kadrovik. Dhe, derisa kjo nuk ndodh, nuk mund të flasim nëse shumica parlamentare dhe Qeveria do të ketë edhe një parti politike”.

Show More

Related Articles

Back to top button