Edhe pse Rusia ka humbur shumë miq dhe aleatë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ajo ende flet rregullisht me Turqinë.
Sot ministrat e tyre të jashtëm, Sergei Lavrov dhe Mevlut Çavuşoğlu u takuan përsëri, duke diskutuar mundësinë e largimit të grurit ukrainas nga portet e saj.
Ukraina ka nevojë urgjente të eksportojë grurin e saj për të ndihmuar ekonominë e saj të dëmtuar. Është gjithashtu jetike për të ushqyer vendet në mbarë botën që po përballen me një krizë ushqimore për shkak të luftës, transmeton rtv21.tv.
BBC raporton se kjo nuk ishte pjesë e këtyre bisedimeve, kështu që nuk kishte asnjë shans real që të bëhej ndonjë plan konkret sot.
Ukraina është e vendosur në një pikë në veçanti – garancitë e duhura se çdo rrugë e sigurt dhe e çminuar nuk do të përdoret nga Rusia për të organizuar sulme.
Ai tha se mund t’i besonte marinës turke për të kontrolluar çdo kanal që mund të ngrihej. Por asnjë marrëveshje nuk është arritur dhe këto bisedime përfunduan jo me një zgjidhje, vetëm me një plan për të rregulluar negociatat e mëtejshme./21Media/