LajmeMaqedoni

SHGM kërkoi nga Qyteti i Shkupit që të përmirësojë transparencën dhe komunikimin me gazetarët

Me kërkesë të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) u zhvillua takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, kryetarin Mlladen Çadikovski dhe përfaqësues të SHGM-së.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e SHGM-së dhe kryetarja Arsovska diskutuan për mbajtjen e brifingjeve të rregullta me gazetarët si mënyrë për të përmirësuar transparencën e Qytetit të Shkupit, e cila në interes të të dyja palëve dhe publikut është që çdo javë të informohen për ngjarjet që kanë të bëjnë me punën e qytetit.

Qëndrimi i SHGM-së është se ka shumë rëndësi që administrata e Qytetit të Shkupit të jetë e hapur dhe transparente ndaj gazetarëve sepse ata luajnë rol kyç në informimin e publikut.

Gazetarët profesionistë i ndihmojnë zyrtarët e zgjedhur të jenë transparentë para qytetarëve nëpërmjet raportimit për aktivitetet, politikat dhe rezultatet e tyre me të cilat ndërtohet besimi dhe kredibiliteti. Në mënyrë shtesë, me rrjedhën e lirë të informacionit mundësohet lëvizja drejt një demokracie funksionale.

Show More

Related Articles

Back to top button