LajmeMaqedoni

Sali: Mos i merrni seriozisht thirrjet për mos-vaksinim

Në pranverë vendi rrezikohet nga një epidemi e fruthit, alarmon ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. Në një deklaratë për Alsat Sali tha se një gjë e tillë pritet të ndodhë pasi përqindja e fëmijëve të vaksinuar kundër fruthit është e ulët. Sipas autoriteteve, shqetësues është dhe fakti se rënie shënon edhe dhënia e vaksinave të tjera të kalendarit të imunizimit. Këtë gjë ministri Sali e lidh me fushatën anti vaksinave gjatë pandemisë së Kovid19.

“Rreziku për paraqitjen e një epidemie të mundshme që mund të ndodhë në pranverë mund të jetë një potencial real I ardhshëm për paraqitjen e një epidemie të dytë 0:39 Simbas analizave tona dhe informacionet t cilat i kemi në baza javore, mujore që I marrim nga gjitha qendrat e shëndetit publik po dhe shtëpitë e shëndetit lidhur me vaksinimin e rregullt, lidhet me fushatën e gjerë e anti vaksinimit që u bë në kohën e Kovidit-gjatë pandemisë dhe kjo reflektoi që edhe në imunizimin e rregullt kalendarik të kemi ngecje në vaksinimin e fëmijëve”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

 “Më shpesh kemi pasur raste kur prindërit kanë kërkuar, apo kanë refuzuar apo kanë qenë skeptik që ta pranojnë vaksinën MRP duke u bazuar në atë se ka pasur shumë dezinformata. Nëse flasim për vaksinën MRP, nuk ka asnjë fakt apo studim I cili I ndërlidh vaksinimin e fëmijëve me ndonjë c’rregullim postvaksinal. Ka pasur raste kur ka pas reaksione të pritshme, pas vaksinimit që normale është, e të cilat ne pastaj t’I paraqesim në QPSH. Reaksione të pritshme si temperaturë, reaksione lokale në vendin e aplikimit të vaksinës. Ne si ekipe mjekësore, cdo herë iu rekomandojmë prindërve që t’I vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit të vaksinimit sepse nëse arrijmë një imunizim të plotë të popullsisë duke u bazuar në kalendarin e vaksinimit do të kishim parandaluar shumë sëmundje”, u shpreh Selajdin Memeti, mjek.

Për momentin në vend vetëm 72% e fëmijëve kanë pranuar vaksinën kundër fruthit, ndërkaq rekomandimi I OBSH-së është që për tu arritur imuniteti kolektiv dhe sëmundja të mos përhapet e nevojshme është të jetë e vaksinuar 95% e popullsisë. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button