Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar ish-shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin amerikan William Walker.
Konjufca tha se me Walker kujtuan një pjesë të së kaluarës, për të arriturat dhe zhvillimet aktuale në vend, rajon e botë.
“Z. Walker, pa ju trembur syri i pati thënë Millosheviçit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë”, tha Konjufca, shkruan Reporteri.net.
I pari i kuvendit tha se historia e tij e udhëtimit, veçanërishtë dëshmia për Masakrën e Reçakut ishte kyç në shtyrjen e NATO-s për të nisur bombardimet kundër Jugosllavisë.