3 persona janë plagosur rëndë, për incidentin fajësohen ushtarët që kanë thyer rregullat
15 ushtarë armenë kanë ndërruar jetë ndërsa tre të tjerë janë plagosur rëndë në një kazermë në Armeni e cila është përfshirë nga zjarri. Nga të dhënat e para u dyshua se rënia e zjarrit ishte shkaktuar nga shkelja e rregullave të sigurisë.
Ishte kryeministri i vendit Nikol Pashinyan në një mbledhje kabineti ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes zbuluan më vonë se ushtarët kishin përdorur benzinë për të ndezur një sobë.
Pas ngjarjes komandanti i kësaj njësie ushtarake dhe një sërë oficerësh janë shkarkuar. Ai u shpreh gjithashtu se forcave të armatosura u janë dhënë udhëzime të qarta ku ndalohet në mënyrë kategorike përdorimi i disa substancave, përfshirë benzinën për qëllime ngrohjeje./Klan News