BotaLajme

Biden nuk pendohet: Asnjë keqardhje për dokumentet e klasifikuara!

Asnjë keqardhje nuk ndjen presidenti amerikan Joe Biden për mënyrën e trajtimit të dokumentave të klasifikuara që u gjendën në shtëpinë dhe në ish-zyrën e tij.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë është përpjekur të minimizojë të gjithë zhurmën që rrethoi këtë çështje, dhe u shpreh i bindur se ajo do të zgjidhet shpejt.

“Mendoj do të konstatoni se nuk ka asgjë aty. Nuk kam keqardhje. Po ndjek çfarë më thanë avokatët se duhet të bëj. Është pikërisht ajo që po bëjmë. Aty e theksoj, nuk ka asgjë”, tha Biden.

Biden shtoi se po bashkëpunon plotësisht me hetimin. Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland javën e kaluar emëroi një prokuror të posaçëm për të hetuar çështjen pasi dokumentat e klasifikuara u gjetën në shtëpinë e Presidentit në Wilmington, Delaware, dhe në një zyrë në Uashington, DC, që ai e përdorte përpara se të merrte këtë detyrë.

Biden tha se ka vepruar sipas udhëzimeve nga avokatët e tij pasi “një pjesë e vogël e dokumentave u ruajtën në vendin e gabuar”.

Presidenti tha se dokumentat iu dorëzuan menjëherë Arkivit Kombëtar pasi u gjetën. Ekipi ligjor i Presidentit Biden pranoi javën e kaluar se kishte gjetur dokumente të klasifikuara në shtëpinë e tij në Delaware një pjesë e të cilave ishin në garazh, ndërsa më parë ishin një grup tjetër dokumentash sekrete në rezidencën e tij dhe në një institut kërkimor në Uashington me të cilin ai kishte lidhje.

Show More

Related Articles

Back to top button