LajmeMaqedoni

Turkoviq: Duhet të punojmë për linjë ajrore Sarajevë-Shkup

Kryediplomatja boshnjake, Bisera Turkoviq sot në Shkup tha se Bosnje dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut duhet të përforcojnë bashkëpunimin ekonomik mes vete, përcjell TV21. Turkoviq tha se mungon edhe një linjë aviacioni Shkup-Sarajevë.

“Kemi një varg marrëveshjes bilaterale, marrëveshje bashkëpunimi por na mungon fluturimi Sarajevë-Shkup. Duhet të dy palët të investojnë në këtë drejtim dhe rezultati do të jetë edhe më i mirë edhe në aspektin ekonomik mes dy vendeve. Do të ishte mirë që sa më shpejt të nënshkruajmë edhe marrëveshje ndërshtetërore për bashkëpunim ekonomik, për të cilën edhe sot folëm”, tha mes tjerash Turkoviq.

Show More

Related Articles

Back to top button