LajmeMaqedoni

SASHK ka një sërë vërejtjesh mbi versionin e ligjit të ri për pagat në sektorin publik

Me ligjin e ri të propozuar për pagat në sektorin publik, sindikatat nuk do të mund të marrin pjesë në vendimmarrjen e Qeverisë ndërsa teksti është diskriminues dhe antikushtetues. Ky është reagimi i Sindikatës së arsimit, ku kërkuan tërheqjen e ndryshimeve. Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, beson se po iu mohohet e drejta për të negociuar për shumën e pagave, kontratat kolektive nuk do të vlejnë, dhe kjo do të thotë se me rritjen e pagës minimale, shumë paga do të jenë pothuajse identike dhe kjo do të jetë një problem.

“Vlera e pikës është pikë tjetër e dhimbshme. Vlerën e pikës e përcakton Kuvendi me propozim të Qeverisë, sa do të jenë pagat në sektorin publik, sërish sindikatat nuk kanë ndikim. Marrëveshjet kolektive nuk do të jenë në fuqi dhe gjithçka që është rënë dakord deri më tani me metodologjitë e përllogaritjes së pagave bëhet e pavlefshme”, tha Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

Alsat ka kërkuar mendim nga Ministria e Shoqërisë Informatike, e cila është përgjegjëse për zgjidhjen e re ligjore. Nga atje thonë se teksti i Ligjit për sistemin e pagave në sektorin publik është në fazën e diskutimit publik në të cilin çdo palë e interesuar mund të paraqesë mendimet dhe propozimet e veta.

“Propozimi ka për qëllim harmonizimin e rregullave të qarta dhe metodologjisë uniforme për llogaritjen e pagave në sektorin publik”. Llogaritja dhe pagesa e pagave në institucionet e sektorit publik aktualisht bëhet në bazë të ligjeve të veçanta dhe marrëveshjeve kolektive, e në disa institucione edhe me rregullore – në kundërshtim me parimet dhe dispozitat e Kushtetutës” thonë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në RMV.

Aktualisht, paga më e ulët që fitojnë punonjësit në kopshte fëmijësh, shkollat fillore apo ato të mesme është në nivelin e pagës minimale./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button