Dita e Peshkatarëve u shënua me gjithnjë e më pak peshq në liqen, kryesisht troftë dhe belushkë dhe pa çorbë peshku. Në vend të peshkut nga liqeni, banorët e Ohrit hanë peshk deti. Thuajse janë zhdukur trofta dhe belushka, thonë peshkatarët.
“Shkojmë por për peshk të egër. Janë ca të vegjël, cironkë dhe skort… Nuk ka peshq më të mëdhenj. Troftë dhe belushkë? Nuk ka. 30-40 vjet me pare ishte me i miri. Mbaj mend që këtu shkonin në port peshkatarët, varka ishte plot me cironkë, vendosnin nga dy-tre tonë peshk ndërsa tani nuk ka”, tha Gjoko Trajçevski – peshkatar.
“Si e mbani mend, si ishte atëherë, si është tani, tani nuk ka peshkim, nuk ka peshk. Atëherë kishte shoqatë të peshkimit sportiv, merrnim leje dhe të dielave shkonim për peshkim, na lejonin për të kapur dy-tre copa, nëse copa ishte më pak se 300- 400 gram ta lëshosh, ndërsa më të mëdhenjtë i mbanim. Tani po peshkojnë në Shqipëri. Ky peshk që hamë këtu është sjellë nga Shqipëria, që është i zi”, shtoi Naum Sekuloski – peshkatar.
Peshkatarët rrëfejnë kjo ditë u zgjodh si e tyre, një ditë pas Ujërave të Bekuar, që të mund ta hidhnin kryqin në orët e mëngjesit, sepse në kohën e komunizmit ishte e ndaluar.
“Njerëzit ishin të shkathët, sidomos banorët e qytetit, kur në ditën e peshkatarit, në orët e mëngjesit, kur tradicionalisht fillonin atë sezon peshkimi, vendosën fshehurazi kryqin dhe mashtruan sistemin e asaj kohe dhe kremtonin këtë festë të madhe”, u shpreh Nikola Babe – kronikan i Ohrit.
Para pandemisë së Covid-it, në këtë ditë zihej edhe çorba e peshkut në një kazan të madh./Alsat.mk