Shtylla të larta tymi u shfaqën mbi Hackney, në lindje të Londrës , kur autobusi mori flakë në një rrugë banimi rreth orës 8:15 të mëngjesit tw premtwn.
Zjarrfikësit thonë se askush nuk u lëndua në incidentin në Wilton Way nga London Fields.
Tre fëmijë të shkollës fillore duhej të evakuoheshin nga automjeti pasi u detyrua të ndalonte kur u zbulua tym përpara, tha një dëshmitar.
Gjashtë automjete të tjera dhe një numër i vogël shtëpish aty pranë mbetën të djegura.
Sipas fotove, autobusi dukej se drejtohej nga Hackney Community Transport, i cili ofron tranzit për nxënësit e shkollave dhe personat me aftësi të kufizuara./21Media