LajmeMaqedoni

Taravari: Nëse nuk sigurohen 80 deputetë, nuk i’a vlen që të zgjerohet Qeveria

Kryetari i Aleancës për Shqiptarë (ASH), Arben Taravari, thotë se nëse shumica nuk arrin t’i sigurojë 80 vota në Kuvend për ndryshime kushtetuese, nuk ia vlen që Qeveria të zgjerohet me partnerë të rinj.

“Personalisht mendoj se nëse nuk ka numër 80 nuk ja vlen të zgjerohet Qeveria. Por them se ka gjëra të cilat mund të ndihmojnë edhe duke u zgjeruar Qeveria. Mendoj se para anëtarëve të Kuvendit do t’i shpalosi të gjitha faktet dhe argumentet të cilat i kam, ta bisedojmë, ta diskutojmë dhe ta vendosim bashkë”, tha Taravari para fillimit të mbledhjes së Kuvendit qendror të ASH-së në Kumanovë, ku pritet të diskutohet edhe për hyrjen e kësaj partie në Qeveri.

Show More

Related Articles

Back to top button