LajmeMaqedoni

Osmani: Nuk lejojë askënd që të hyjë në vend dhe t’i provokojë maqedonasit

Ministri i jashtëm Osmani dhe homologu i tij bullgar Millkov vizituan në Sofje, sekretarin e klubit bullgar në Ohër, i cili u sulmua nga një bashkëqytetar. Osmani tha se dhuna duhet të ndërpritet dhe të dënohen autorët. Megjithatë Osmani tha se autoritetet në Shkup nuk do të lejojnë provokime për qytetarët maqedonas.

“E para, ne nuk do të lejojmë mohim të bashkësisë bullgare, sikurse nuk do të lejojmë mohim të popullit maqedonas. Prandaj, dua të dërgoj porosi se edhe ato provokime duhet të ndalojnë dhe të them se secila ardhje n Maqedoninë e Veriut me qëllim që të fyhet dhe mohohet populli maqedonas, do të duhet ta adresojmë në mënyrë serioze. Ajo është ardhja e fundit në Maqedoninë e Veriut, domethënë për të dyja çështjet do të duhet në mënyrë të barabartë”, tha Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm I RMV-së.

Nga ana tjetër në një emision në televizionin BNT, zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Ilija Jotova, deklaroi sot se njerëzit me vetëdije bullgare, u nënshtrohen sprovave të rënda dhe diskriminit në Maqedoninë e Veriut.

“Do ta njoftojmë komisarin për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, sepse raportet e fundit që erdhën prej atje nuk ishin shumë të mira për vendin. Njerëzit me vetëdije bullgare u nënshtrohen sprovave të rënda dhe diskriminimit. Bullgaria do t’i kushtojë vëmendje sjelljes së autoriteteve maqedonase për thellimin e gjuhës së urrejtjes dhe të gjitha institucionet evropiane do të njoftohen në kohën e duhur”, u shpreh Ilija Jotova, Zëvendëspresidente e Bullgarisë.

Hristijan Pendikov i cili është shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe deklarohet bullgar, u transferua në Sofje me avion qeveritar bullgar. Pas këtij incidenti, Ministria e jashtme bullgare dërgoi notë proteste, ndërsa dje para ndërtesës së Komisionit Evropioan në Sofje, u mbajtën protesta për mbrojtjen e të drejtave të bullgarëve në vend. Protestuesit të mbështetur nga partitë nacionale “Prerodba” dhe VMRO, kërkuan që BE, menjëherë të ndërpresë bisedimet me Shkupin. Për rastin në fjalë një i dyshuar është në paraburgim.

Show More

Related Articles

Back to top button