LajmeMaqedoni

Vitin e kaluar policia ka zbuluar 2364 persona pa patentë shoferi në Pollog

Gjatët vitit të kaluar (2022), zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 2364 persona, gjegjësisht vozitës të cilët kanë drejtuar automjete pa dhënë provim për patentë shofer dhe patentë të vlefshme për drejtim (TE-1728 dhe GV-636). Të gjithë menjëherë janë përjashtuar nga trafiku dhe u janë përgatitur parashtresat e parapara me ligji dhe gjoba prej 250 euro në kundërvlerë në denarë.

Një gjobë të tillë do të duhet ta paguajnë edhe personat që i kanë dhënë automjetet për të drejtuar një personi, edhe pse e dinin se nuk kishin patentë shofer.

 “Krahas kësaj, vitin e kaluar janë sanksionuar edhe 571 drejtues fillestarë (TE-453 dhe GV-118), të cilët nuk kanë respektuar kufizimet ligjore për këtë kategori përdoruesish të rrugës, duke theksuar se gjoba për këtë lloj kundërvajtjeje është 200 euro në denarë”, thuhet në raportin policior.

 Gjatë këtij muaji, deri më sot (23-janar) numri i shoferëve të sanksionuar pa patentë shofer në rajonin e Tetovës është 36, dhe 23 në atë të Gostivarit.

Show More

Related Articles

Back to top button