LajmeSport

Totenhami mendon për zëvëndësimin e Antonio Kontes

Trajneri italian Maurizio Sarri mund të rikthehet në Premier Ligë, këtë herë për të drejtuar skuadrën e Totenham. Lajmi është konfirmuar nga e përdithsmja italiane “Il Messaggero”, që zbulon se mes kandidatëve për të zënë vendin e Antonio Konte është edhe trajneri aktual i Lazio.

Kontrata e Konte-s me Spurs skadon në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë. Për këtë arsye, te Totenhami janë duke lëvizur dhe kërkuar për një alternativë. Orët e fundit përflitet edhe për Maruzio Sarri si zëvendësues, që dikur ka drejtuar në Londër skuadrën e Çellsit.

Sipas mediave, Totenhami dëshiron të vijojnë me një trajner italian dhe me filozofinë e futbollit italian, ndaj dhe po mendojnë për Sarri. Më herët është përfolur edhe për Tomas Tushellin, por gjithçka do të varet nga vendimi që do të marrë Antonio Konte, ende i dyjëzuar për të ardhmen e tij në Londër.

Show More

Related Articles

Back to top button