LajmeMaqedoni

Strugë/ Qentë endacak bëjnë për spital aktivisten e cila i mbronte ato

Problemi me qentë endacak në Strugë asesi të zgjidhet, ndërsa portali Ohridnet njoftoi se dje ka patur një tejtër sulm të qenve në qendër të qytetit, dhe atë madje ndaj një aktivisteje për mbrojtje të qenve endacak.

Siç thuhet në njoftim, viktima e qenve endacak ka qenë një aktiviste joformale për mbrojtje të qenve endacak nga Struga, Nela Stojanova (31 vjeçe), dje rreth orës 17 para kafenesë Barabar.

Atë e kanë sulmuar gjashtë qen. Një prej tyre e ka kafshuar në këmbë duke i shkaktuar plagë të rënda dhe gjakosje ndërsa një tjetër e ka kafshuar në dorë. Ajo ka kërkuar ndihmë nga të afërmit dhe është dërguar në repartin kirurgjik ku i janë sanuar plagët, e më pas është dërguar në repartin për imunizim të pranojë vaksina kundër tetanusit dhe tërbimit.

Qyteti i Strugës tanimë një kohë të gjatë ka probleme me qentë endacak dhe çdo ditë publikohen fotografi dhe video në rrjetet sociale nga sturganët të cilët janë viktima apo kanë rrezik nga sulmet e qenve endacak. Së fundmi madje kishte edhe rast kur një person me revole vrau disa qenë.

Show More

Related Articles

Back to top button