Një qendër azili në Kavajë është përfshirë nga flakët.
Policia njofton se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërsa mësohet se një e moshuar që qëndronte aty është dëmtuar lehtë.
Zjarrëfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve në kohë.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar.
Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.
Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.