LajmeRajon

Vuçiq: Rrezikojmë izolimin nëse nuk pranojmë planin franko-gjerman

Në një fjalim drejtuar popullit serb, presidenti Aleksandër Vuçiq dha detaje në lidhje me takimin që ai zhvilloi së fundmi me përfaqësuesit e SHBA, BE, Francës, Gjermanisë dhe Italisë për çështjen e Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Lideri serb deklaroi se në këtë takim Serbisë i është vënë ultimatum që të pranojë planin franko-gjerman, në të kundërt do të përballet me pasoja shumë të ashpra.

“Në fjalinë e dytë më është thënë se duhet ta pranoni këtë plan. Në rast të mospranimit Serbia do të përballet me: ndërprerjen e proceseve integruese, ndërprerjen dhe tërheqjen e investimeve dhe me masat gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike që do ta dëmtojnë Serbinë”, u shpreh Vuçiq.

Duke i cilësuar bisedimet si shumë të vështira ai tha se në rast të refuzimit, për pak ditë do të mund të hiqej dhe regjimi i udhëtimit pa viza.

Plani franko-gjerman, iu dorëzua autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës dhe mbështetet nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja.

Plani, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Show More

Related Articles

Back to top button