Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje mbrëmë në Kaçanik. Një 48-vjeçar me inicialet N.C. u vra me breshëri plumbash nga persona të panjohur, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, konkretisht në Kaçanik të Vjetër.
Sipas Policisë, viktima ishte gjetur pa shenja jete në automjetin e tij.
Nusert Cena është personi që u vra nga persona të panjohur.
Cena ishte edhe veteran i UÇK-së nga Kaçaniku.
Në njoftimin e Policisë thuhet se persona të panjohur nga afërsia kanë shtënë breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.