LajmeRajon

Lajçak takohet me ministrin e Jashtëm italian, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm i Italisë, Jose Manuel Albares, është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbisë, Miroslav Lajçak.

Lajçak me anë të një cicërime në Twitter ka deklaruar se ata kanë biseduar për procesin e dialogut.

“Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik. Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Italisë për procesin e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Lajçak.

Show More

Related Articles

Back to top button