Më 30 maj, në Ukrainë – u vra gazetari francez, Frédéric Leclerc-Imhoff, teksa po raportonte për luftën. Trupi i tij është rikthyer në vendlindje.
Trupin e tij të vdekur e kanë pritur prindërit e tij, partnerja si dhe zyrtarë nga kanali “BFMTV”, ku gazetari punonte në gjashtë vitet e fundit.
Raportet fillestare sugjeruan se Leclerc-Imhoff pësoi një plagë vdekjeprurëse në qafë, raporton BBC.
Ai po mbulonte një evakuim civil nga rajoni i goditur nga beteja në Ukrainën lindore.