TRT Ballkan Maqedoni ka bërë një analizë se cili shtet në rajon ka më shumë ditë jo pune. E pra, sipas të dhënave të tyre të publikuara, mund të konstatojmë se Maqedonia është në krye, transmeton InfoShqip.
Përkatësisht, me 28 ditë jo pune gjatë vitit për shkak të festave të ndryshme shtetërore dhe fetare, Maqedonia e Veriut është në vendin e parë në rajon për sa i përket ditëve jopune. Më pak ditë jo pune kanë qytetarët e Shqipërisë dhe Kroacisë, pra 14.
Pas Maqedonisë së Veriut, pasojnë Mali i Zi dhe Kosova, ku qytetarët kanë nga 21 ditë jo pune për shkak të festave të ndryshme.
Në Serbi janë gjithsej 19 ditë jo pune në vitin kalendarik bazuar në festat shtetërore dhe fetare. Gjithashtu, në Serbi janë pesë festa të ndryshme që festohen në ditë pune. Qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës kanë 18 ditë jo pune për shkak të pushimeve./InfoShqip.com