LajmeMaqedoni

Pollog, automjete ngarkuese dhe transportuese qarkullojnë me defekte në komunikacion

 Në zonën e SPB Tetovë dje (24 janar) nga ora 07:00 deri në orën 12:00 është kryer kontroll aksion të intensifikuar ndaj mjeteve ngarkuese.

 “Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 3 shkelje (TE-1 dhe GV-2), nga të cilat 1 (GV) i referohet parregullsi në pajisjet e drejtimitt dhe 2 të tjerat (TE-1 dhe GV-1) parregullsi në pajisjen lidhëse të mjeteve tërheqëse dhe ngjitëse.

Krahas kësaj, janë sanksionuar 2 (TE) automjete për mbingarkesë të konstatuar në transport dhe 1 (TE) shofer me ndalim të vlefshëm drejtimi, si dhe 7 (TE) lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore”, njofton policia.

 Në kontrollin e dytë të intensifikuar nga ora 12:00 deri në orën 16:00, ku janë mbuluar mjetet që kryejnë transport publik të udhëtarëve, 2 automjete (GV) me kontroll të jashtëzakonshëm të pa kryer teknik dhe 5 automjete, gjegjësisht drejtues (TE-3 dhe GV-2) të cilët nuk dispononin me dokumentet e nevojshme për kryerjen e këtij lloj transporti.

“Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa të përkatëse, varësisht nga lloji dhe natyra e shkeljes apo veprimit. Janë sanksionuar edhe 6 lloje të tjera të kundërvajtjeve të trafikut”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Aktivitete të tilla dhe të ngjashme janë planifikuar edhe në periudhën e ardhshme me qëllim të përmirësimit të sigurisë së përgjithshme në komunikacion në rajonin e Pollogut.

Show More

Related Articles

Back to top button