Nga 1 shkurti qytetarët do të paguajnë shërbime më të shtrenjta postare. Sh.A “Posta e Maqedonisë Veriut” ka publikuar çmimoren e re sipas të cilës do të shtrenjtohen shërbimet standarde postare në trafikun e brendshëm.
Letra deri në 50 gram nga 25 denarë nga e mërkura e ardhshme do të rritet në 36 denarë. Edhe çmimi i rekomanduar është rritur dhe tani është 90 denarë. Letra deri në 100 gram do të jetë 48 denarë në vend të 34 denarë. Çmimi i letrave deri në 250 gram do të rritet nga 48 në 60 denarë.
Ulet çmimi i letrave nga 250 në 2000 gram. Çmimi i kartelës postare rritet nga 9 në 16 denarë. Çmimi nga zona e parë për dërgimin e paketave gjithashtu anulohet dhe do të vlejnë vetëm çmimet nga zona e dytë.
Për letrat më të rënda deri në 2 kilogramë, posta e zakonshme do të tarifohet 176 denarë, posta me porosi 230 denarë, ndërsa letra me vlerë e kësaj peshe do të tarifohet 266 denarë.
Çmimit të letrave me vlerë i shtohet çmimi për vlerë, përkatësisht 3 për qind për dërgesat me vlerë deri në 10.000 denarë dhe mbi këtë vlerë tarifohen 300 denarë shtesë.
Nga Agjencia e Postave thonë se marzhi i fitimit të SHA “Posta” me rritjen e çmimeve do të vazhdojë të jetë 1 për qind dhe se çmimi nuk ka ndryshuar që nga viti 2009.
Çmimi i ri i “Postës” është miratuar nga Agjencia e postave.