Shteti i Serbisë dhe interesat e saj gjithmonë duhet të jenë para atyre partiake dhe individuale. Vetëm të bashkuar mund të luftojmë për një të ardhme më të mirë të vendit tonë”, thotë përmes një video në Instagram, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
“Të nderuar qytetarë të Serbisë, para dy ditësh thash të vërtetën për të gjitha problemet, me të cilat po ballafaqohemi në lidhje me Kosovën, nuk ju fsheha asgjë, po ashtu ju thash si dhe sa kemi luftuar dhe si kemi ndërmend të luftojmë në të ardhmen për vendin tonë”, tha Vuçiq.
Kreu i shtetit serb theksoi se u ka ofruar të gjithë akterëve politikë në vendin tonë që t’i njohin me presionet dhe gjithçka që po përballet Serbia, shkruan Kosovo-Online, transmeton Klankosova.tv.
“Thanë që nuk duan të flasin ose të paktën një pjesë e mirë e tyre, por duan një protestë publike, një shfaqje për veprimin e tyre politik, më vjen keq që nuk e kuptuan se vendi është më shumë i rëndësishëm se interesat politike të çdo partie dhe të cilitdo prej nesh, gjithsesi është obligim që ta respektoj parlamentin dhe t’i plotësoj të gjitha kërkesat, do të paraqitem në Kuvendin Kombëtar, do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve dhe do të luftoj për Kosovën dhe Serbinë tonë. Vetëm së bashku dhe të bashkuar mund të luftojmë për një të ardhme më të mirë të vendit tonë”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv.